Anis Mehmeti po rrit ndjeshëm nivelin e tij. Pas një periudhe të vështirë në stol, anësori shqiptar është kthyer në nivelin e dikurshëm. Lojtari 23-vjeçar ka shfaqur sot aftësitë për të cilat Bristoli shpenzoi para për ta bërë pjesë të organisës së vetë.
Mehmeti ka shënuar gol në humbjen e sotme 3-2 kundër Ipsuiçit. Sulmuesi shqiptar dribloi lehtësisht dy kundërshtarë në zonë dhe më pas arriti të shkundte rrjetën me goditjen e tij. Futbollisti i Bristolit po kthehet në nivelin e dikurshëm, duke qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??????? Goal: Anis Mehmeti | Ipswich Town 1-0 Bristol City pic.twitter.com/xAccW4iYCL
— FootColic ?? (@FootColic) March 5, 2024