VIDEO/ Duan të rrëzojnë ekipin e Rei Manajt nga kategoria, skandali në Turqi, shihni se çfarë goli i anulojnë Sivasporit 

 Në Turqi ka vetëm skandale kur flitet për vendimet e arbitrave. Këtë herë një gabim trashanik dhe madje me VAR vjen në ndeshjen Sivaspor-Antalyaspor. Kjo është një finale direkte mbijetese ku Sivaspori në rast se nuk fiton, rrezikon seriozisht rënie nga elita. 

Në minutën e 45 të takimit, Sivaspori kaloi në avantazh me anë të golit të Rodrigues. Por si për çudi, VAR ndërhyri në këtë gol, duke e anuluar atë. Shumë tifozë turq kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e quajtur të pakuptimtë këtë vendim dhe duke i gjetur vetëm një shpjegim, dëshirën që Sivaspor të bierë nga elita.  

Sipas interpretimit të VAR, Rodrigues ishte në fillim në pozicion jashtë loje kur erdhi krosimi, por në fakt ai nuk pati një ndikim direkt në atë aksion pasi ishte tjetër lojtar i Sivaspor që i kapi në kundërkohë mbrojtësit kundërshtar dhe devijoi topin. /Sport Ekspres/