Nëse De Biazi nuk e bën ende gjumin e qetë, arsyeja është Berat Gjimshiti. Në kohën kur drejtonte Shqipërinë dhe në shkonim në Francë, ish-trajneri i Shqipërisë zgjodhi që të kthente në shtëpi Gjimshitin, Shalën, Rashicën dhe Rrahmanin.
Në fund, ishte vetëm Berat Gjimshiti që zgjodhi të qëndronte te Shqipëria. Në fakt, ndoshta ishte lojtari që e meritonte më shumë se gjithë të tjerët të mbetur në shtëpi atë biletë Europiani. Gjimshiti nuk reagoi keq, heshti. Madje as në kohën kur Panuci e la në stol. Me ardhjen e Silvinjos, Berati mori shiritin e kapitenit dhe na dërgon në Europianin e Gjermanisë.
Por vërtet interesante është rishikimi i pamjeve të vjetra në momentin kur Berat Gjimshiti mori valixhen në dorë dhe do të largohej nga grumbullimi. Themi interesante pasi tani jemi të lumtur se Zoti i dha një mundësi të dytë Gjimshitit. Në atë kohë i shkatërruar emocionalisht, Berati kërkon largimin sa më parë nga vendi që i ngjallte shumë kujtime të këqija dhe tani, e sheh veten në kulmin e karrierës. (Shiko kronikën e plot të Gjimshitit në videon më poshtë) /Sport Ekspres/