VIDEO/ Dy lojtarët shqiptarë fitojnë titullin kampion në Çeki, ka festë për Qazim Lacin dhe Indrit Tucin

Dy lojtarë shqiptarë kanë fituar titullin kampion në Ceki. Qazim Laci dhe Indrit Tuci janë kurorëzuar si kampionë për këtë sezon futbollistik. Në ditën e sotme Sparta e Pragës ka fituar me shifrat 0-5 ndaj Mladës, teksa 4 gola janë realizuar vetëm nga Kuchta. Falë kësaj fitore Sparta e Pragës e ka mbyllur kampionatin dhe ka siguruar vendin e parë.

Indrit Tuci do të transferohej në merkaton e dimrit në këtë skuadër, por ka pasur konkurrencë të madhe në sulm dhe nuk ka gjetur hapësirën e dëshiruar. Ndërkohë edhe Qazim Laci ka nisur jo pak takime nga stoli, por mesfushori shqiptar i ka dhënë një dorë të madhe Spartës në shumë përballje që ka qenë titullar. /Sport Ekspres/