VIDEO/ Dy prekje klasi dhe një parabël, Xhuliano Skuka rikthehet si dikur me super golin në Rumani

Xhuliano Skuka ishte një prej atyre prodhimeve në futbollin shqiptar që shkroi historinë me shifrën e transferimit te Metz. Situata nuk shkoi ashtu si pritej dhe karriera e këtij sulmuesi ka pasur disa luhatje të mëdha.

Aktualisht Skuka po luan në Rumani te Poli Iasi dhe sot ka arritur të shënojë golin e dytë në kampionat. Poli Iasi po fiton 0-1 ndaj Gloria Buzau, teksa goli i vetëm është shënuar nga Skuka. Pas një gabimi të mbrojtësit vendas, Skuka e nuhati situatën dhe me dy prekje klasi dhe një parabël, e dërgoi topin në rrjetë, duke marrë edhe duartrokitjet e trajnerit të tij. Kishim kohë pa parë një gol të tillë nga Xhuliano Skuka… /Elio Hajdari-Sport Ekspres/