Dyshja Erling Haland-Kevin De Brujne ka qenë e pandalshme për Lutonin. Së bashku kanë çmontuar mbrojtjen kundërshtare në pjesën e parë të takimit. Sulmuesi norvegjez ka shënuar tre gola në këtë përballje dhe në të tre rastet është shërbyer nga Kevin De Brujni. Belgi ka dhënë asistin e parë në minutën e 4-t, kur Halandi zhbllokoi rezultatin e takimit.
Bashkëpunimi mes tyre përfundon në gol edhe në minutën e 18 dhe në të 41-tën. Momentalisht shifrat janë 1-3 në favor të Mançester Sitit ndërsa mbeten edhe të paktën 45 minuta të tjera për t’u luajtur. Ndeshja është e vlefshme për fazën e 1/8-ave të kupës FA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
ERLING HAALAND HATRICKKK AGAIN KEVIN DE BRUYNE WITH 3 ASSISTS THIS DUO IS INEVITABLE pic.twitter.com/BSaD9eHhJf
— 17 (@DxBruyneSZN) February 27, 2024