Interi është fituesi i Superkupës së Italisë. Zikaltrit mposhtën minimalisht Napolin me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e fundit të kohës së rregullt. Argjentinasi provoi të gjente rrugën e rrjetës edhe me simulime.
Sulmuesi i Interit u përpoq të përfitonte nga një hapje e krahut e lojtarit të Napolit në zonë, duke u rrëzuar menjëherë përtokë në mënyrë që të përfitonte 11 metërsh. Një gjest të cilin e bëri edhe në ndeshjen miqësore ndaj Egnatias, ku “vodhi” një penallti. E bërë në një takim miqësor, në një finale si ajo e sotmja kundër Napolit nuk mund të jetë aspak një çudi./Sport Ekspres/