VIDEO/ “E bëtë në bre**”, Ronaldo shpërthen me gjeste kundër lojtarëve të tij: Po flini gjumë

Cristiano Ronaldo humbi një tjetër mundësi për të fituar trofe me Al Nassr-in. Futbollisti portugez shënoi golin e vetëm të verdhebluve në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite, por Al Hilali e përmysi rezultatin në 1-4. Pas shënimit të golit të tretë nga ana e kundërshtarit, Ronaldo ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij.

Ylli portugez ka shëprthyer në gjeste kundër shokëve të tij të skuadrës. Sulmuesi 5 herë fitues i Topit të Artë u ka bërë me shenjë shokëve të ekipit se ishin të frikësuar, si dhe më pas ka bërë gjestin që jepte mesazhin se ishin duke fjetur gjumë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/