A duan të heqin trajnerin apo janë thjeshtë lojtarë jo seriozë dhe të papërgjegjshëm? Kjo është pyetja që po shtrojnë tifozët e Manchester United, veçanërisht pas pjesës së parë kundër Ëest Ham, që është mbyllur në shifrat 0-0.
Rastet e shpërdoruara nga Manchester United ishin të pafundme, ku në rastin më të mirë, duhej të ishin shënuar të paktën 3-4 gola. Por ajo që bie në sy është padyshim rasti i minutave të fundit të pjesës së parë ku Dalot pasi kaloi edhe portierin, bëri më të vështirën, ku me portën e zbrazur e dërgoi topin jashtë. Kaq shumë raste të humbura, nuk mund të jenë më rastësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/