Anis Mehmeti është kthyer në liderin kryesor të Bristol City në këtë sezon të Championship dhe njëkohësisht është lojtari më produktiv në këtë kampionat me golat e përfshirë. Pra duke llogaritur golat e shënuara dhe asist e dhëna, shqiptari kryeson mbi të gjithë në kampionatin anglez.
Mehmeti kishte një shans të artë për të marrë sërish rolin e heroit në ditën e djeshme ku Preston ka barazuar në shifrat 0-0 ndaj Bristol City. Në minutat e fundit të takimit, Mehmeti kishte një shans të artë për të vendosur ndeshjen. Pasi e mori bukur topin duke lënë mbrapa kundërshtarin, Mehmeti ka zvarritur në fushë dhe një tjetër mbrojtës, por më pas i vetëm para portierit ka gabuar duke mos arritur dot që të shënojë. Një pritje e pabesueshme e portierit kundërshtar që i heq golin Mehmetit, por padyshim për t’u vlerësuar është edhe vallëzimi i tij me topin në fushë. /Sport Ekspres/