VIDEO/ E pamundur! Armando Broja duket “i mallkuar”, dëmtohet përsëri dhe lë fushë në minutën e 32

Armando Broja duket “i mallkuar”! Dëmtim pas dëmtimi, sulmuesi shqiptar ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen e sotme. Për herë të dytë radhazi, Broja e nisi si titullar kundër Bournemouth. Në minutën e 18 të takimit, Broja kërkoi të godiste topin, por në fakt goditja e tij preku më shumë fushën e blertë.

Më pas ai u shtri në tokë dhe ndieu shumë dhimbje. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Broja u ringrit në këmbë duke çaluar, megjithatë vazhdoi ndeshjen. Pasi qëndroi edhe 12 minuta në fushë, Armando po shmangte të gjitha duelet duke treguar se nuk ishte mirë fizikisht. Më pas në minutën e 31, shqiptari u shtri sërish në tokë duke kërkuar largimin pasi nuk mund ta vazhdonte dot më ndeshjen. Një alarm i madh për Shqipërinë, për karrierën e këtij lojtari që ishte kthyer më i fortë se kurrë, ndërsa tani pritet me mjaft shqetësim edhe shkalla e tij e dëmtimit dhe sa rrezikon të mbes jashtë fushe. /Sport Ekspres/