Shqipëria dhe Serbia do të përballen në datën 7 qershor, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Air Albania. Një ndeshje që pritet me interes të lartë duke ditur rivalitetin e madh mes Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe për shkakun e momentit ku ndodhen kuqezinjtë aktualisht. Pavarësisht se jemi vetëm në ndeshjen e tretë të grupit tonë, kjo ndeshjen vlen si një finale, përtej rivalitetit historik.
Kjo pasi cdo rezultat tjetër, barazimi apo humbja, do të shuante shanset e Shqipërisë për të mbërritur në Botëror dhe për të kapur të paktën vendin e dytë. Pak më parë ishte konferenca e trajnerit të Serbisë përpara gazetarëve e cila u zhvillua në Tiranë, një ditë përpara ndeshjes, pasi siç dihet është akomoduar edhe Serbia nën një siguri të madhe.
Por ajo që ka shkaktuar shumë habi të madhe ishte fakti se trajneri i Serbisë ka folur edhe në gjuhën shqipe. Menjëherë pas mbylljes së konferencë për shtyp, trajneri i Serbisë, Stojkovic, ka folur në gjuhën shqipe duke thënë: “Faleminderit shumë”.
Një fjalë kjo e cila sigurisht që shkakton një habi të madhe përpara ndeshjes së nesërme që do të kemi kundër Serbisë. Gjithashtu edhe në fjalën e tij, Stojkovic ka treguar një respekt të madh për Shqipërinë. Në fillim ai e nisi me një urim: “Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë ata që e festojnë”. “Shqipëria është një ekip i mirë, duke e treguar në kualifkimin e Europianit. Është një skuadër e mirë dhe kanë një trajner të shkëlqyer. Broja, Manaj, Asllani, Bajrami… duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi përqendrim maksimal. Nuk duhet të bëjmë gabime pas janë shumë të aftë për të na ndëshkuar. Është shumë e thjeshtë, për të fituar kundër Shqipërisë, na duhet një super, super ndeshje. Duhet të nxjerrim ndeshjen tonë më të mirë për të fituar kundër Shqipërisë, nuk mund të fitojmë ndaj tyre me një ndeshje të dobët”, tha trajneri i Serbisë. /Sport Ekspres/