VIDEO/ E rrotullon në vend kundërshtarin me një prekje topi, Mirlind Daku shënon gol të bukur kundër Spartakut të Moskës

Mirlind Daku vazhdon që të shënojë gola në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme të Rubin Kazan kundër Spartakut të Moskës, të zhvilluar në transfertë. Vendasit fituan me shifrat 3-1, ndërsa goli i vetëm për Rubinin u realizua nga Daku. Në minutën e 77 të takimit pas asistit të Shabanhaxhaj, Daku me një prekje topi ka lënë në vend kundërshtarin dhe ka shënuar me qetësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/