Një Top i Artë i humbur për shkak të sjelljeve të tij jo profesionale në fushë, por Vinicius nuk dëshiron të ndryshojë. Shumë stimulime, grindje me kundërshtarët, ankesa të mëdha me arbitrat dhe përplasje me ta. Carlo Ancelotti mundohet t’i sugjerojë të heshtë sepse çdo bisedë në fushë është e tepërt, por Vini nuk ndalet. Bisedat e tyre u regjistruan gjatë një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad. Carlo iu lut brazilian që të hesht, por nuk funksionoi.
“Mos fol, mos fol”, i ka bërtitur trajneri Vinit, ndërsa ky i fundit gjithmonë shprehet: “Nuk thashë asgjë”. “Shko luaj”, ishin fjalët e radhës të Ançelotit për brazilianin që po protestonte në fushë dhe menjëherë nxjerrë në nxehmje Diaz. Nuk është e vështirë të humbasësh durimin ndaj Vinicius dhe nëse ai nuk do të ishte një lojtar kyç për klubin, me siguri do të kishte qenë në stolin e gjigantëve madrilenë për një kohë të gjatë. /Elio Hajdari-Sprot Ekspres/