VIDEO/ Elbasani kërkon vendin e parë në renditje, fitore e madhe ndaj Bylisit në transfertë dhe arrijnë Partizanin

Elbasani ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Bylisit në shifrat 0-1. Goli i fitores u realizua nga ana e Arsen Lleshit. Në minutën  e 76 të takimit, Lleshi do të dërgonte topin në rrjetë dhe do t’i jepte fitoren Elbasanit.

Kjo fitore është e madhe pasi Elbasani shkon në 12 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Partizani, ndërsa vendi i parë vazhdon të mbahet nga Vllaznia. Nga ana tjetër te Bylis debutojë si trajner edhe Nevil Dede që iu afrua pikës së parë ndaj ish-skuadrës së tij, por nuk ia doli dot ta merrte. /Sport Ekspres/