Emocione që vetëm Champions League di t’i ofrojë. Kompeticioni më i lakmuar për klube ka argëtuar pa masë të gjithë sportdashësit me dy ndeshje që mund të konsiderohen pa frikë si finale të parakohshme. Vëmendja më e madhe sot ka qenë në “Santiago Bernabeu”, kur Reali i Madridit mati forcat me Manchester City-n.
Vetëm dy minuta lojë mjaftuan që Bernanrdo Silva të dërgonte topin në rrjetë, duke paralajmëruar një mbrëmje të gjatë të mbushur me gola. Por nuk vonoi shumë dhe Reali i Madridit përmbysi përkohësisht rezultatin. Ruben Diasi shkaktoi një autogol në minutën e 12, ndërsa dy minuta më vonë Rodrygo i dërgoi shifrat në 2-1.
Në minutën e 66 Fodeni ktheu sërish baraspeshën, ndërsa 5 minuta më vonë Gvardiol-i shënoi një gol spektakolar. Por po në të njëjtën lartësi erdhi edhe kundërpërgjigja e Realit. Valverde realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 79, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-3. Plot 6 gola të shënuar në “Santiago Bernabeu”, por nuk mjaftuan për të nxjerrë një fitues mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t. Ekipi që do të presë biletën për në gjysmëfinale do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Angli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
FEDE VALVERDE WHAT A GOAL! ? pic.twitter.com/7RRg8OnukV
— TC (@totalcristiano) April 9, 2024