Partizani i Kërnajës duket i bekuar! Të kuqtë kanë dalë me pikë edhe nga një ndeshje shumë e vështirë si kjo e sotmja kundër Vorës në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Felipe në minutën e 43, ndërsa katër minuta më vonë, Prestige, thelloi diferencat në 2-0.
Pa u mbyllur ende mirë pjesa e parë kishte vend edhe për një gol që ngushtonte diferencat, pasi Doumbia shënoi për Partizanin në minutën e 7 të shtesës. Ndërkohë po vinte mbyllja e takimit, Doumbia la me 10 lojtarë ekipin e Partizanit pas ndërhyrjes së gabuar që bëri si lojtari i fundit. Në atë goditje dënimit, Qirko bëri heroin duke larguar golin e tretë. Dhe në aksionin e radhës, një autogol i Ohaegbulam bëri që festa të shpërthente te Partizani për një barazim të marrë në mënyrë dramatike. /Sport Ekspres/