VIDEO/ Endriku bën në 10 minuta atë që Mbapeja nuk e bën dot prej dy ndeshjesh, braziliani vendos rekord te Reali i Madridit

Reali i Madrdit ka marrë sot fitoren e parë në këtë edicion të ri të La Ligas. “Los blancos” kanë mposhtur me rezultatin 3-0 Real Vajadolidin. Megjithatë në të tre golat e shënuar mungonte emri i Mbapesë. Sulmuesi francez ende nuk ka gjetur dot rrugën e rrjetës në kampionat. Por atë që nuk e ka bërë dot Mbapeja në këto dy ndeshje, e ka realizuar Endriku brenda 10 minutave.

Braziliani zëvendësoi Mbapenë dhe në minutën e 95 e dërgoi topin në rrjetë. Endriku ka vendosur edhe një rekord te Reali i Madridit me golin e tij. Ai bëhet lojtari më i ri i huaj i Realit të Madridit që ka shënuar gol në historinë e La Ligas. Endrik aktualisht është 18 vjeç e 35 ditë. Rekordi më parë mbahej nga Rafel Varani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/