Ernest Muçi ishte ylli i takimit në përballjen mes Beshiktash dhe Ankarugucu, e mbyllur me shifrat 2-0. Ish-lojtari i Tiranës shënoi golin e parë të takimit.
Ndërkohë pas mbylljes së ndeshjes, lojtarët e tjerë e kanë shtyrë Muçin që të komandojë thirrjen e tifozëve të Beshiktash dhe të bëhet kapo i tyre. Kjo i ka sjellë shumë emocione lojtarit të Kombëtares, që një skenë të tillë e ka përjetuar te Legia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/