Real Madridi pati vështirësi në ndeshjen ndaj Mallorca-s, por megjithatë fitoi me shifrat 1-0 dhe kështu mbetet në vendin e parë në tabelën e La Ligës. Në minutën e 78, pas një goditje këndi dhe harkimi perfekt nga Luca Modric, Rudiger do të shënonte me një goditje të bukur me kokë.
Edhe pse në moshën 38-vjeçare, Modriç po luan futboll të nivelit të lartë dhe po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës. Ai kaloi 86 minuta në fushë dhe kur arbitri sinjalizoi fundin, u bë një festë e madhe, ku Modric tregoi pasionin që ka për futbollin dhe për një ndeshje të fituar, pavarësisht moshës së tij. /Sport Ekspres/
Luka Modric after the full time whistle.
38 years old and still the same passion for the beautiful game. ?
— Mikael (@MikaelMadridsta) January 3, 2024