Serbia ka arritur të fitojë kundër Letonisë duke mos përsëritur gabimin e Shqipërisë. Serbia ia doli në shifrat 0-1 falë një goli të Vlahovic nga distanca në minutën e 12. Një pjesë e parë e dominuar nga Serbia, ndërsa kundërshtari kishte disa shkëndija të vogla në pjesën e parë.
Pjesa e dytë nisi me një marsh tjetër nga Letonia që u afrua dy herë me portën e Serbisë, por duke gabuar në metrat e fundit. Serbia riktheu dominimin duke shpërdoruar dy raste të tjera të mira me Vlahovic. Por në minutën e 92, për Letoninë ishte rasti i artë për të barazuar.
Një gjuajtje nga brendësia e zonës përfundoi në shtyllë, ndërsa më pas lojtarët e tjerë nuk përfituan dot, me Milenkovic që fitoi një faull. Një shtyllë që shpëton Serbinë nga barazimi 1-1 që padyshim do ta afronte Shqipërinë më shumë me vendin e dytë. Pas këtij rezultati, fitorja e Shqipërisë në Beograd mbetet një detyrim. /Sport Ekspres/