Fitore për zemra të forta ishte ajo e Dinamos kundër Kukësit, në shifrat 3-2. U mendua një ndeshje e lehtë për kryeqytetasit, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e 12, teksa pas asistit të Denison, Vila u gjend me portën bosh dhe nuk e kishte të vështirë realizimin.
Më pas ishte sërish Denisson protagonist, duke shënuar golin e dytë të takimit. E teksa pritej fundi i ndeshjes, në minutën e 84 ishte Carlos Rivas që ngushtoi diferencat për Kukësit. Vetëm dy minuta më vonë, Jongo solli baraspeshën e takimit. E teksa Kukësi tentoi përmbysjen e çmendur, në aksionin e fundit, Hoxha i dha Dinamos fitoren e madhe. /Sport Ekspres/