VIDEO/ Favorizim ndaj Realit të Madridit? Çuameni ndërhyn me taka të ngritura ndaj Pedrit, arbitri nuk i jep as karton të verdhë

Arbitri Sançez Martinez ka qenë kryefjala përpara fillimit të “El Clasico”-s. Reali i Madridit madje publikoi një video me momente kur gjyqtari në fjalë ka vendosur kundër madrilenëve. Martinezi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për një favorizim të pretenduar për Realin e Madridit.

Në minutën e 22-të Çuameni kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj Pedrit. Mesfushori francez ndërhyri me takat e ngritura lart në këmbën e Pedrit, por arbitri vendosi të mos nxirrte asnjë karton nga xhepi për këtë rast. Një vendim që ka ngjallur shumë pakënaqësi te tifozët në rrjetet sociale./Sport Ekspres/