Redon Xhixha po has një periudhë të vështirë te Qarabag. Për shkak të konkurrencës së lartë, ish-lojtari i Tiranës i ka nisur shumë ndeshje nga stoli. Por për herë të parë për 2024, Xhixha ishte titullar në transfertën e Kapaz, atje ku Qarabag fitoi me shifrat 1-2.
Xhixha luajti deri në minutën e 62 të takimit dhe më pas duhet të ndërrohej detyrimisht, duke i dalë nga planet trajnerit. Futbollisti shqiptar u dëmtua, ndërsa në mediat azere thuhet se ka pasur një tërheqje muskulare gjatë ndeshjes. Pak para këtij ndërrimi, Xhixha do të humbiste një rast teksa u gjend i vetëm përballë portierit kundërshtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/