Nuk ka befasi në Këln. Gjeorgjia largohet me goleadë nga Europiani. Skuadra e Sagnol-it e nisi me një çudi për opinionin sportiv, duke detyruar Normandin të shënonte autogol në minutën e 18 të ndeshjes. Një gol që i humbi qetësinë iberikëve për disa minuta, duke mos arritur të gjenin hapësirat e duhura në mbrojtjen gjeorgjiane. Por në të 39-n ishte Rodri ai që ktheu baraspeshën me një goditje të përsosur në portën e Mamardashvilit.
Ndërkohë pjesa e dytë e lojës foli e gjitha për spanjollët. Fabian Ruizi përmbysi shifrat në minutën e 57, ndërsa në të 75-n ishte Nico Williams-i ai që trefishoi rezultatin. Kur po kronometrohej minuta e 83-të e takimit, Dani Olmo fiksoi rezultatin përfundimtar në 4-1. Vlen të theksohet se Spanjës iu anullua një gol gjatë fraksionit të dytë të lojës. Kundërshtari i radhës për “furinë e kuqe” do të jetë Gjermania, me të cilën do të përballet në çerekfinale të EURO 2024-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Whoever pays Dani Olmo’s release clause is getting a PLAYER.. ? pic.twitter.com/62jilhmdCy
— Frank??? (fan) (@TenHagEra) June 30, 2024