Tifozët shqiptarët kanë pushtuar rrugët e Dortmundit. Festa e ka nisur prej ditësh, por në orët e fundit, është një pushtim i pastër i shqiptarëve. Në një video të fundit shihet edhe turma e madhe e tifozëve që po shkon drejt stadiumit për të ndjekur ndeshjen, ndërsa në të nuk shihet asnjë fanellë e italianëve. Ndërkohë shumë qytetarë gjermanë të çuditur kanë dalë në ballkon, kanë marrë telefonat në duar dhe kanë filmuar gjithçka, duke përshëndetur me duar tifozët e Shqipërisë. /Sport Ekspres/