VIDEO/ Gjermania shtang Zvicrën në minutat e fundit, “pancerat” marrin përfundimisht kreun e grupit A

Gjermania e ka përfunduar grupin A si kryesuese e tij. “Pancerat” kanë barazuar sot në shifrat 1-1 kundër Zvicrës. Helvetët kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 28, Ndoje mposhti Nojerin, duke e dërguar topin në rrjetë.

Gjermanët nuk u ndalën. Skuadra e Nagelsmanit nuk u dorëzua deri në fund dhe këmbëngulja u shpërblye. Fyllkrugu hyri nga stoli dhe në minutën e 92-të e dërgoi topin në rrjetë. Kaq mjaftoi që Gjermania të merrte pikën e nevojshme për ta përfunduar grupin A në krye të tij. Në vend të dytë është renditur Zvicra, me 5 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/