VIDEO/ Gjesti i madh i Harry Kane! Nuk pranon të ngrejë trofeun kundër Tottenhem, heq shiritin e kapitenit dhe ia kalon Kimish

Harry Kane nuk e harron të shkuarën! Një gjest fantastik ka ardhur nga sulmuesi i Bayern Munchen, që luajti një miqësore “Visit Malta Cup” me shiritin e kapitenit te bavarezët. Gjermanët fituan dhe duhej të ngrinin trofeun e kësaj miqësore.

Por për shkak se u luajt kundër Totenhem, ish-ekipit të tij, Kane nuk pranoi të ngrinte trofeun. Ai i kërkoi Kimish që të ngrinte trofeun në vendin e tij, ndërsa në fund ishte Neuer që merr përsipër detyrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/