Pjesa e parë e takimit Lilë-Real Madrid, e vlefshme për javën e dytë të Ligës së Kampionëve, është mbyllur me një rezultat befasues. Skuadra franceze ka shkuar në dhomën e zhveshjes me avantazhin 1-0. Një goditje e Edon Zhegrovës nga goditja e dënimit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë u ndal me dorë në zonë nga Kamavinga.
Pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it, arbitri vendosi të jepte penallti në favor të Lilës. Ishte Xhonatan Dejvidi ai i cili arriti që ta dërgonte më pas topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11 metrave. Ndërkohë, Reali ka ende mundësi për ta përbysur ndeshjen, teksa në lojë kanë mbetur edhe të paktën 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Camavinga is back??????? pic.twitter.com/FYHtIOV4eU
— FOOTBALL (@FOOTBALL11212) October 2, 2024