Eneo Bitri e ka treguar përgjatë gjithë kohës se është një mbrojtës modern, që shpeshherë feston golat e shënuar. Madje në disa raste jo vetëm që shënon, por jep edhe spektakël. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me Bitrin në Hungari.
Ekipi i tij, Gyor, ka fituar në shifrat 1-2 ndaj Zalagersi, ndërsa mbrojtësi shqiptar realizoi për barazimin në minutën e 72. Një gol me roveshatë, që ka shtangur ekipin kundërshtar dhe që i hapi rrugën fitores. /Sport Ekspres/