Lindon Selahi i ka dhënë sot fitoren Rijekës. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën me një gol spektakolar në minutën e 75 të takimit, të cilin e festoi me simbolin e të gjithë shqiptarëve, shqiponjën. E djathta e Selahit i dërgoi shifrat në 1-2 kundër Hajdukut të Splitit, duke i dhënë kështu fitoren Rijekës.
Këta të fundit tashmë kanë marrë edhe kryesimin e elitës së futbollit kroat. Vendi i parë mbahej nga Hajduku i Splitit, por pas kësaj fitoreje, fronin e ka marrë Rijeka, që numëron 41 pikë, po aq sa Hajduku./Halit Deliash/
Lindon Selahi 1-2. ?pic.twitter.com/uFsnoDP61q
— ?? (@TheCroatianLad) January 28, 2024