Komo ka marrë tre pikë të rëndësishme përballë Torinos. Vendasve u ka mjaftuar një gol për të siguruar fitoren. Ndeshja u vendos në minutën e 38, kur Duvikasi e dërgoi topin në rrjetë. Por goli i vetëm i takimit nisi nga këmbët e Mërgim Vojvodës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte ai që dha krosimin në zonë, nga ku u shënua më pas goli. Kështu, Vojvoda regjistron një asisit përballë ish-skuadrës së tij dhe ndihmon Komon të marrë tre pikë të vyra për garën për mbijetesë në Serinë A./Sport Ekspres/