VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar vendos ndeshjen, i jep Dinamos së Zagrebit titullin kampion

Dinamo e Zagrebit është skuadra kampione e elitës së futbollit kroat. Rijeka u mposht me shifrat 3-1 nga Varazhdini mbrëmjen e sotme dhe Dinamoja e shfrytëzoi më së miri këtë hap fals të rivalit të drejtpërdrejtë për kreun e renditjes.

Gjigantët kroatë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Osijekun. Ndeshja u vendos në minutën e 73-të nga Arijan Ademi. Futbollisti shqiptar shënoi me kokë nga një goditje dënimi, duke i dhënë kështu kryeqytetasve titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/