VIDEO/ GOOOL! Myrto Uzuni tund rrjetën në MLS, shënon golin e parë me fanellën e Austin-it

Myrto Uzuni ka festuar sot golin e tij të parë me fanellën e Austin-it. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 34-t të takimit në përballjen kundër Saint Louis City-t. Lojtari beratas u gjet në vendin e duhur në zonën e rreptësisë, ku u shërbye nga Osman Bukari.

I gjendur pak metra larg portës, Uzuni nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Austin-i është duke udhëhequr me shifrat minimale 0-1, teksa ende është duke u luajtur pjesa e parë e takimit./Sport Ekspres/