VIDEO/ Gooool! Edon Zhegrova shtang Atletikon e Madridit, gol spektakolar nga distanca

Edon Zhegrova vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij. Sulmuesi shqiptar hyri nga stoli në përballjen e sotme kundër Atletikos dhe riktheu baraspeshën. Zhegrova ka shtangur ekipin e Simeones në minutën e 61-të me goditjen e tij nga jashtë zone.

E majta e futbollistit të Lilës ishte e pandalshme për portierin e Atletikos, i cili nuk mund të bënte gjë tjetër përveçse të nxirrte topin nga rrjeta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/