VIDEO/ GOOOOOOOL ARBËR HOXHA! 2 gola radhazi në 2 ndeshjet e para, Arbër Hoxha “fluturon” te Dinamo Zagrebi

LIVE, Osijek-Dinamo Zagreb 1-1 Arbër Hoxha 21′

Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri te Dinamo e Zagrebit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e dytë radhazi në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Hoxha sulmoi bukur hapësirën në minutën e 21-të, kur u shërbye në zonën kundërshtare.

I vetëm përballë portierit nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Lojtari i Kombëtares shqiptare barazoi kështu rezultatin në 1-1 kundër Osijekut, ndërsa ende nuk ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres