Armando Broja ka luajtur sërish si titullar te Everton, këtë herë ndaj Manchester City në humbjen 0-2. Sulmuesi shqiptar luajti për rreth 63 minuta dhe më pas i la vendin Betos, ndërsa në atë moment, rezultati ishte ende 0-0.
Një tjetër besim i madh nga ana e Moyes që kërkon të shoh nga afër cilësitë e shqiptarit, ndërsa në takimin e radhës, Broja nuk do të luajë pasi Everton përballet me Chelsea dhe shqiptarit nuk i lejohet që të luajë kundër ekipit që i zotëron kartonin.
Sa i përket ndeshjes së sotme, nuk ka qenë edhe shumë pozitive. Shqiptari kishte një shans të artë në pjesën e dytë për të shënuar gol, por pasi fitoi sprintin dhe duelin me qendërmbrojtësin e City, Gvardiol i ka ardhur nga mbrapa Brojës dhe me eksperiencën e tij arriti të fitojë një duel që ishte me shumë rëndësi. /Sport Ekspres/