VIDEO/ Holanda përmbys Turqinë, portieri shpëton “tulipanët” në minutat e fundit dhe i dërgon në gjysmëfinale

Një ndeshje spektakolare ka përcaktuar gjysmëfinalistin e fundit të këtij Europiani. Turqia është eliminuar në fazën çerekfinale, megjithëse e vuri tej mase në vështirësi Hollandën. Turqit gjetën të parët rrugën e rrjetës. Akaydin ka shënuar gol në minutën e 35 nga një goditje nga këndi.

Megjithatë, hollandezët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të takimit. De Vrij riktheu baraspeshën në minutën e 70, ndërsa 6 minuta më vonë Gakpo përmbysi rezultatin. Turqia nisi të kërkonte me ngul golin e barazimit, por pa sukses. Në minutat e fundit ishte portieri i Hollandës ai i cili, me pritjen e tij, i mohoi golin turqve dhe mbajti në fuqi rezultatin 2-1. Hollanda shkon kështu në gjysmëfinale, ku do të përballet me Anglinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/