VIDEO/ Hyri në minutën e 75 dhe mori karton të kuq pas 4 minutave, mbëmje për t’u harruar për 18-vjeçarin e Milanit

Ajo që ishte mbrëmja e shumëpritur për të, u kthye në një mbrëmje për t’u harruar sa më shpejt. Davide Bartesaghi nuk mundi të shfrytëzonte mundësinë që i dha Fonseca. Lojtari 18-vjeçar u aktivizua në minutën e 75 të përballjes mes Milanit dhe Lecce-s, por qendrimi i tij në fushë zgjati më pak se sa ishte menduar.

Një ndërhyrje e ashpër vetëm 4 minuta pas aktivizimit e nxorri sërish jashtë fushës. Arbitri i tregoi kartonin e kuq 18-vjeçarit, çka bëri që ndeshja për të të përfundonte përpara kohe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/