PSG-ja është duke humbur në ndeshjen kundër Esplay, e vlefshme për Kupën e Francës. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar që në minutën e 3-të dhe mban autorësinë e Klevis Gjeçit.
Lojtari shqiptar u gjend i pambuluar në zonë, nga ku me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Një gol me mjaft vlerë për karrierën e Gjeçit, i cili vendosi të festonte me simbolin e shqiponjës./Sport Ekspres/