Nëse dikush kërkon të arrijë në nivelet më të larta nga futbollistët shqiptarë, shembulli është vetëm Berat Gjimshiti. Përulësia, sjellja, modestia, puna e madhe, niveli i lartë, vetbesimi në fushë, gjakftohtësia, janë kaq shumë cilësi fantastike të njeriut që nuk flet kurrë në media, por flet shumë në fushë.
Gjimshiti vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe të mbajë nivelet më të larta. Dje, Atalanta fitoi ndaj ekipit më në formë të Italisë, Romës, 2-1 dhe siguroi përfundimisht Champions League. Në një moment në fundin e ndeshjes, Gjimshiti nuk e mendoi dy herë për t’u hedhur me fytyrë përpara topit të goditur nga lojtari i Romës, vetëm për të shpëtuar portën e tij. /Sport Ekspres/