Gallatasarai e ka nisur me fitore fazën me eliminim direkt në Ligën e Europës. Klubi turk ka mposhtur me shifrat 3-2 Spartën e Pragës. Një fitore aspak e lehtë për ekipin nga Stambolli, që iu gëzua triumfit vetëm në minutën e 92-të të takimit. Ishte Mauro Ikardi ai që mposhti portierin kundërshtar në minutat e fundit të ndeshjes, duke ngritur peshë tifozët e Gallatasarait. Titullar në këtë përballje ishte edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë të lojës.
Ndërkohë në Ligën e Konferencës, Legia e Varshavës është larguar me humbje nga Norvegjia. Molde ka mposhtur me rezultatin 3-2 klubin polak, çka i jep më tepër qetësi në ndeshjen e kthimit. Titullar në këtë përballje ishte edhe një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Qendrim Zybën, i cili disa ditë më parë u transferua nga Ballkani drejt klubit të njohur polak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Icardi | Galatasaray 3-2 Sparta Prahapic.twitter.com/657YFzl5Ta
— FootColic ?? (@FootColic) February 15, 2024