VIDEO/ Indrit Tuci i jep tre pikët Spartës së Pragës, gol dhe asist për sulmuesin shqiptar

Indrit Tuci ka shkëlqyer përballë Jablonecit në kampionat. Sparta e Pragës i ka fituar tre pikët vetëm falë tij. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 38, kur Haraslini e dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga sulmuesi shqiptar.

Ndërkohë, në minutën e 68 ishte vetë Indrit Tuci ai që gjeti rrugën e rrjetës për të vulosur fitoren e Spartës. Martineci ngushtoi diferencat vetëm dy minuta përpara fundit të kohës së rregullt, por ishte tepër vonë për të ndryshuar rrjedhën e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/