VIDEO/ Interi pushtohet nga “djalli”, Milani fiton derbin në minutat e fundit të lojës

Milanoja vishet kuqezi. Milani ka mposhtur me shifrat 1-2 Interin në “San Siro”. Goli i parë i takimit u shënua nga Pulisiçi, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 10 të ndeshjes. Në krahun tjetër, zikaltrit u kundërpërgjigjën me anë të Dimarkos në minutën e 28 të sfidës.

Megjithatë rezultati do të ndryshonte sërish. “Djalli” ia doli “ta pushtonte” Interin në minutat e fundit të ndeshjes, teksa Gabia shkundi rrjetën në minutën e 89 dhe ndezi festën për tifozët kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/