Interi ka marrë një fitore mjaft bindëse mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë shpartalluar Monzën në transfertë me rezultatin 1-5. Lautaro Martinezi fitoi të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 11 të takimit, të cilin e shndërroi më pas në gol Hakan Çalhanoglu. Vetëm dy minuta më vonë, Lautaro Martinezi dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë përfundon me epërsinë 0-2 të Interit. Fraksioni i dytë i lojës nis po me dominimin zikaltër.
Ishte sërish Çalhanoglu ai që e dërgoi topin në rrjetë dhe thelloi avantazhin për ekipin e Inzagit. Në të 69-n Pesina ngushton diferencat nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij në fund i vlen vetëm statistikave. Lautaro Martinezi në të 84-tën me penallti dhe Turami 4 minuta më vonë vulosën fitoren e Interit me rezultatin e thellë 1-5. Zikaltrit ruajnë kreun e Serisë A dhe me këtë goleadë i japin mesazh kundërshtarëve se këtë sezon janë të etur për trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???? GOAL | Inter 5-1 Monza | Marcus Thuram
MARCUS THURAM MAKES IT FIVE!!pic.twitter.com/LrOt72AUcH
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 13, 2024