Mbrëmë, Manchester City ka mposhtur 3:1 Burnley-n në Etihad në ndeshjen e javës së 22-të të Premier League. Ndeshja është veçuar për një asistim të jashtëzakonshëm të drejtuar nga Kevin de Bruyne.
Në minutën e 22, kur të gjithë prisnin krosin e De Bruyne në zonën e rreptësisë së Burnley-t, ai papritur dërgoi një pasim në tokë për Alvarez, i cili shënoi për 2-0, dhe më pas vrapoi me shokët e tij për të përqafuar belgun dhe e falënderoi për asistimin ku u shfaq gjithë inteligjenca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Kevin De Bruyne’s assist for Julian Alvarez’s second ?pic.twitter.com/mGM6GDvAdp
— CentreGoals. (@centregoals) February 1, 2024