VIDEO/ Iu bashkua koreve kundër Juventusit në festën e titullit, babai godet me shpullë sulmuesin e Interit

Interi është kampioni i Italisë në sezonin 2023/24. Zikaltrit e ngritën dje trofeun, në përballjen që ekipi zhvilloi në shtëpi kundër Lacios. Lojtarët festuan së bashku me tifozët, të cilët nuk i kursyen thumbimet për kundërshtarët.

Tifozët e Interit thërritën në kor frazën “kush nuk kërcen është juventin”. Koreve të tyre iu bashkua edhe Turami, i cili nisi të hidhej në ajër me një buzëqeshje në fytyrë. Por sulmuesi i zikaltërve harroi për një moment se një prej juventinëve është edhe babai i tj, që në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e “zonjës së vjetër”. Lilian Turami reagoi menjëherë, duke goditur lehtë me shpullë djalin e tij, si për t’i kujtuar në një farë mënyre të shkuarën e tij në futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/