VIDEO/ Iu hodh me të dyja këmbët për t’i hequr golin Dybalas, Berat Gjimshiti “shënoi dy gola” dje kundër Romës

Berat Gjimshiti u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes te Atalanta-Roma. Pas një performance jo fort të mirë ndaj Interi, mbrojtësi shqiptar tregon gjithë mentalitetin e tij teksa u kthye për qenë më i miri në fitoren kundër Romës. Një fitore e ndierë përtej vlerës së tre pikëve pasi Atalanta mundi Gasperinin, njeriun që e ka drejtuar këtë ekip më parë. Berat Gjimshiti ka bërë dy ndërhyrje me vlerë goli, praktikisht mund të thuhet se shqiptari shënoi dje dy gola dhe jo më kot u përzgjodh si më i miri.

Një rast ishte në fillim të ndeshjes kur rezultati ishte 0-0, teksa nuhati situatën dhe me portierin e mundur, e hoqi topin që ishte nisur për në rrjetë. Dhe në rastin e dytë, akoma më e bukur, ishte kur Dybala kërkonte të barazonte rezultatin në 1-1 dhe portieri ishte i mundur, ndërsa Gjimshiti u hodh me të dyja këmbët duke e nxjerrë topin nga porta. /Sport Ekspres/