Polonia do ta mbyll me plot pengje ndeshjen e parë të EURO24. Polakët luajtën kundër Holandës dhe për një moment, ia dolën më së miri. Madje ata kaluan të parët në avantazh falë golit të Buksa në minutën e 16 që me asistin e Zielinskit, e dërgoi topin në rrjetë.
Por 13 minuta më vonë, Gakpo riktheu baraspeshën te Holanda. Holandezët kanë sulmues me shumë cilësi dhe Gakpo la fushën e lojës në të 81, ndërsa Ëeghorst mori vendin e tij. Vetëm dy minuta i duheshin këtij të fundit për t’I dhënë Holandës tre pikët në këtë ndeshje të vështirë.
Një video që po bën xhiron e botës është një moment kur trajneri i Holandës, Koeman, vendos gishtin në hundë dhe më pas provon shijen, duke përsëritur skena që dikur i ka bërë Joachim Loë. /Sport Ekspres/
Here’s one way to celebrate a Weghorst goal… pic.twitter.com/6LzgjcapNs
— Castro1021 (@Castro1021) June 16, 2024