Jasir Asani është rikthyer te goli me Gwangju. Futbollisti shqiptar ka shënuar në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Daegut. Një gol nga 11 metrat nga ana e Asanit, që nuk i la asnjë shans të vetëm portierit për reagim.
Menjëherë në festimin e golit, Asani kishte dhe një mesazh për të dhënë. Jasiri improvizoi një telefonatë, që i drejtohej dikujt, ndërsa me këtë gol të shënuar rikthehet në Shqipëri për t’u përgatitur për Serbinë në gjendje më të mirë psikologjike dhe i çliruar nga mungesa e golit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/